Beauty & Nails
Hair Spa
Te berit floket ne TALISE si cdo gje tjeter eshte nje trajtim qe i bejme vetes tek i cili gjejme relaksin dhe cilesine e garantuar. Floket si nje nga tiparet themelore te imazhit perbejne nje shqetesim per shumicen e njerezve , pa dallim. Ajo cfare ne i kemi vene qellim vetes eshte te trajtuarit te flokut si pjese e nje organi themelor si lekura , pasi floket jane te shendetshem atehere kur lekura e kokes eshte e tille. Ndaj te gjitha sherbimet qe nga me te thjeshtat si krehja deri tek trajtimet specifike te problematikave te ndryshme kane per qellim nje gje te vetme; floke te shendetshem dhe kjo e mbeshtjelle me relaksin qe Talise di te ofroje.
Blow Dry
Gjithmone duke patur ne fokus mireqenien dhe shendetit , Talise kryen te gjitha sherbimet me mjetet dhe produktet me te mira ne treg dhe jo vetem ate shqiptar. Per cilesine nuk bejme kompromis ndaj perkujdesjen e ofrojme ne cdo hap. Me thareset e reja DYSON floku jo vetem qe do te duket bukur por “do te ndihet mire”.
Trajtim Floku Infrared
Trajtimi infrared shpesh here i nevleresuar , eshte nje trajtim i cili keshillohet te behet ne menyre periodike per rezultate afatgjata. Teknologjia me rreze infra te kuqe ben te mundur ndryshim e gjendje se ujit nga te lenget ne gaz , keshtu ai deperton ne brendesi te fibres se flokut duke e hidratuar ne thellesi e me tej. Ky trajtim siguron hidratim me te mire si dhe mbylljen e fibres se flokut per ta ruajtur kete hidratim sa me gjate.
Trajtimi i flokut
Trajtimet e flokut jane te rendesishme per ne njelloj si trajtimet e tjera te lekures. Ne Talise i quajme SCALP FACIALS per menyren se si e analizojme dhe trajtojme lekuren e kokes qe nuk eshte vecse vazhdim i lekures se fytyres. Kjo eshte edhe arsyeja qe trajtimet e flokut jane te personalizuara sipas nevojave specifike te gjithsecilit, me protokolle te dedikuara jo vetem drejt trajtimit te nje problematike por dhe relaksit fizik e mendor.
Hair Color
Floket tashme jane telajo e artisteve te flokeve. Perzgjedhja e me te bukures per ju per ne eshte sfide e dyfishte. Nuk kenaqemi thjesht me rezultatin estetik, por kujdesemi qe floket tuaj mos humbin vitalitetin dhe shkelqimin.
Nail Spa
Nail spa – ky term kohe pak i perceptuar nga veshe jo eksperte shkon ne perputhje me filozofine e Talise per mireqenie fizike , mendore dhe shpirterore. Nail spa eshte trajtimi relaksues i pushimit te drekes , eshte dhurata qe i bejme vetes ne ditet kur “koha” s’ka per ne, eshte nje bisede mes shoqesh nderkohe qe zgjedhim ngjyrat trend te stines, eshte perkujdesja ndaj femijes tim me thonj problematik , eshte dhurata per bashkeshortin , babain , vellain , shokun e kedo qe ne ditet e sotme e ndjen te nevojshme te kujdeset per hapat qe hedh.
Hand Treatment
Eshte nje hand facial i personalizuar. Duart si tool-s qe perdorim me shume jane ato qe ndjejne peshen e viteve me shume se cdo zone tjeter. Jane kartvizita jone , ndaj trajtimi profesional synon te mbaje ne gjendjen me te mire lekuren e duarve , nderkohe qe ju relaksoheni me shumelloshmerite e ujit tone detoks.
Manikyr Xhel
E nese gjatesia e thonjve ju ben te ndiheni mire atehere ky do jete misioni yne. Zgjatje dhe rindertim i thoit sipas trendeve me te fundit , per duar qe flasin.
Xhel
Per thonj qe nuk kane te krahasuar , dimensione dhe forma nga me klasiket e deri me ekstravagantet.
Xhel dhe Tips
E nese gjatesia e thonjve ju ben te ndiheni mire atehere ky do jete misioni yne. Zgjatje dhe rindertim i thoit sipas trendeve me te fundit , per duar qe flasin.
Xhel dhe Leter
Per thonj qe nuk kane te krahasuar , dimensione dhe forma nga me klasiket e deri me ekstravagantet.
Pedikyr Kurativ
Kembet si cdo pjese te trupit vuajne nga patologji te ndryshme. Trajtimi kurativ synon permiresimin deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit tuaj. Pas nje anamneze te detajuar , specialistja do te kujdeset t’iu shpjegoje tipologjine e problematikes dhe trajtimin e nevojshem per zgjidhjen e saj.
Foot Treatment
Kembet jane zona e cila fillimisht i kushtohej me pak rendesi. Te mbuluara shumicen e vitit , asnje s’mendonte qe trajtimi i kembeve mund te kthehej ne momentin me relaksues te dites. Kembet jane pasqyra reflekse e te gjitha sistemeve te trupit. Ato tregojne historine e organizmit , mjafton t’iu kushtojme pak kohe. Trajtimi i kembeve ose foot facial synon detoksifikimin e lekures , heqjen e qelizave te vdekura , trajtimin me produkte specifike dhe me se fundmi masazh. Nje here ne kembe do ju duket sikur jeni mbi re.