Gjatë ditëve të pushimit,vazhdimisht mendojmë për trajtime shplodhëse me qëllim rigjallërimin e trupit dhe mendjes. Një prirje e re, e cila po gjen gjithnjë e më shumë përdorim është haloterapia, ose terapia me kripë – një metodë moderne terapie që konsiston në përdorimin e ajrit të kripur për të përmirësuar problemet që lidhen me frymëmarrjen. Haloterapia është një trajtim natyral,i sigurtë dhe pa efekte anësore. Por cilat janë saktësisht efektet që jep ky trajtim?
-Largimi i papastërtive nga sistemi respirator (pastrimi i mushkërive).
-Përmirësimi i gjendjes dhe paraqitjes së lëkurës.
-Rritja e imunitetit.
-Ndihmon në përmirësimin e sëmundjeve që lidhen me sistemin respirator.

Megjithatë ka disa kufizime lidhur me këtë trajtim. Haloterapia nuk lejohet të përdoret nga persona të cilët:
– Vuajnë nga sëmundje ngjitëse.
– Janë me ethe.
– Vuajnë nga kanceri.
– Kanë plagë të hapura.
– Vuajnë nga crregullime mendore.
– Vuajnë nga hipertensioni i rëndë.

Numri i seancave për haloterapinë të këshillueshme për :
-Ftohjen
-Simptomat e gripit
-Infeksionet e veshit
-Sëmundje të tjera të përkohshme të sistemit respirator është nga 1 deri ne 8 seanca.

Ndërsa për sëmundjet si:
-Astma
-Bronkiti
-Pezmatim i sinuseve
-Alergjitë
-Sëmundje të tjera kronike të sistemit respirator apo sëmundje si ekzema, psoriasis etj rekomandohen nga 12 deri në 20 seanca brenda një periudhe të shkurtër kohore për një rezultat optimal.

Nëse haloterapia kryhet për t’u relaksuar, numri i seancave nuk është i përcaktuar. Për t’i përfituar të plota efektet e haloterapisë këshillohet që seancat të kryhen 2 herë në javë ose dhe më shumë. Gjithashtu është e këshillueshme të përsëritet terapia deri në 3 herë në vit për të ruajtur maksimalisht benefitet e trajtimit. Seanca e haloterapisë ka një kohëzgjatje prej 30 minutash.
Ky trajtim jo vetëm që është i përshtatshëm edhe për fëmijët, por dhe shumë i këshillueshëm (mund të kryhet për fëmijët duke filluar nga 1 muajsh). Madje është vënë re se fëmijët reagojnë më shpejt sesa të rriturit gjatë trajtimit.

Shumica e njerëzve që përfshijnë haloterapinë në rutinën e tyre të mirëqënies pohojnë se kanë gjetur lehtësim nga një shumëllojshmëri e kushteve të frymëmarrjes.