Nëse jeni lodhur nga metodat tradicionale të depilimit që ju konsumojnë kohë dhe para pa ju ofruar rezultate afatgjata, depilimi me lazer është zgjedhja e duhur për ju. Sipas statistikave, gratë harxhojnë 50 – 70 ditë në vit duke u depiluar. Heqja e qimeve të padëshiruara me lazer mund të jetë një praktikë e jashtëzakonshme bukurie dhe për më tepër një opsion që zgjat në kohë. Depilimi me lazer përbën një nga pesë shërbimet më të kërkuara të kozmetikës. Tashmë me avancimin e teknologjisë është e mundur të trajtoni qimet e padëshiruara në pothuajse çdo zonë të fytyrës dhe trupit. Por cilët janë faktorët që rrisin efektivitetin e përdorimit të lazerit?
Precizion. Lazeri synon në mënyrë selektive qimet e errëta dhe të trasha ndërsa lë lëkurën përreth të padëmtuar.
Shpejtësi. Cdo puls i lazerit mund të trajtojë shumë qime në të njëjtën kohë. Zona të vogla mund të trajtohen në më pak se një minutë, dhe zona të mëdha të tilla si shpina ose këmbët mund të variojnë në kohëzgjatje.
Parashikueshmëri. Humbje e qimeve vërehet pas një periudhe mesatare prej katër deri në shtatë seanca me distancë 1-mujore nga njëra-tjetra.
Ka ardhur koha t’i thoni lamtumirë qimeve të padëshiruara,të kurseni kohën tuaj dhe t’i besoni trajtimit më efektiv dhe afatgjatë të momentit.