Aplikohet  në mënyrë të sigurt në lëkurën e nxirë
Soprano Titanium aplikohet 365 ditë në vit dhe në lëkurë të errët pa rrezik nga djegiet. Është gjithashtu i përshtatshëm pas ekspozimit në diell.

Lëkurë më e butë dhe e njëtrajtshme
Soprano Titanium bën të mundur eliminimin definitiv të qimeve dhe kjo sjell si pasojë një lëkurë më të butë, më pak “të stresuar” nga mënyrat agresive të depilimit si dylli apo kremerat depilues. Lëkura rigjenerohet dhe pëson ndryshime rrënjesore , përmirësohet jo vetem estetikisht por edhe struktura dhe ngjyra e saj ndryshojnë. Zakonisht zonat ku aplikohen depilime agresive kanë tendencë të jenë më të errëta dhe të acaruara, me qime që rriten nën lëkurë dhe një sërë infeksionesh që vijnë si pasojë e këtyre proceseve, ndaj heqja e qimeve me lazer në menyre indirekte bën të mundur në një kohë të shkurtër edhe përmiresimin e lëkurës, përvec eliminimit të qimes.

Rezultate afatgjata
Heqja e qimeve me lazer dhe pa dhimbje, me një efekt afatgjatë, është procedura që bën të mundur një lëkurë të butë e të shëndetshme .  Me çdo procedurë të mëvonshme, qimet zvogëlohen dhe me kalimin e kohës bëhen më të holla dhe më të lehta. Pas seancave të plota, 1 procedurë një herë në vit është e mjaftueshme për të ruajtur rezultatet e arritura.

Investim i mirë
Në planin afatgjatë, heqja e qimeve me lazer është një investim fitimprurës – kursen kohë, para dhe përpjekje. Një investim i zgjuar me një kthim të mirë. Sepse në jetën e përditshme jemi të zënë, çdo minutë është e vlefshme dhe koha është para. Mesatarisht një person që depilohet një herë në 20-25 ditë harxhon rreth 50.000 lekë të reja në vit dhe për 10 vjet janë 500.000 lekë të reja. Imagjinoni tani për 20-30 vite cfarë shpenzimi kolosal është. Ndaj epilimi me lazer është zgjidhja jo vetëm me cilesore por edhe ajo më ekonomike në planin afatgjatë.