Trajtimi i fytyrës

Mesoterapia e fytyrës

Eshte terapi qe kryhet nga mikroinjeksione te vogla ne shtresën e mesme të lëkurës prej te ciles derivon edhe emri “meso” -i/e mesme dhe “terapia “ -terapi. Mikroinjelsionet depertojne ne kete shtere dhe injekstojne principet aktive qe I duhen lekures per te permiresuar proceset e saj. Trajtimi mund te aplikohet ne shume zona dhe garanton rezultate mahnitëse.

P.R.P.

Fuqia e trupit te sheroje vetveten. Platelet-rich plasma eshte pjesa lengshme e gjakut qe ben te mundur transportimin e qelizave te kuqe dhe nje sere qelizash dhe substanca te tjera. Ky leng I pasur perdoret ne trajtime te shumta dermoestetike për të përshpejtuar sherimin pas nje ndërhyrje kirurgjikale por edhe si trajtim me vete per nje sere problematikash estetike te lekures.

Skin Booster

Acidi hialuronik – kjo molekule e vogel kaq e rendesishme per lekuren tone eshte perberesi kryesor i ketij trajtimi. TKN HA 3 nga Toskani eshte nje skin booster, i cili permban acid hialuronik te gjenerates se dyte non cross-linked . Trajtimi konsiston ne biorivitalizimin e zonave te caktuara , ne baze te nje protokolli specifik bazuar ne konsulten dhe skin test te bere nga mjeku specialist i Talise.

Dermapen 4

Kjo eshte nje aparature e vogel e cila e ka çuar Microneedling nje hap me tej. Demapen ne vetvete eshte kompania qe ka permiresuar nje teknologji qe ekzistonte dhe e ka sjelle ne formen me te mire te mundshme. Aparatura Dermapen 4 vjen me nje sere trajtimesh estetike te ideuara dhe patentuara per te pershpejtuar efektet dhe cilesine.

Peeling Kimik

Peeling kimik eshte nje proçedure e cila ekziston prej shume vitesh ne treg. Proçedura konsiston ne aplikimin e nje substance AHA /BHA nga disa sekonda ne disa minuta. Ky trajtim eshte I keshillueshem te behet ne kombinim me trajtime te tjera trajtime dermoestetike ose ne forme pakete pasi duhen disa trajtime per rezultate te qendrueshme.

Radiofrequency

Trajtimi me kete aparature sjell rritjen e prodhimit te kolagjenit dhe elastines. Radiofrekuenca eshte nje nga aparaturat estetike me te mira te trajtimeve antiage. Ajo ndihmon ne shtrirjen e rrudhave dhe permiresimit te strukturës se lekures. Keshillohet ne formen e nje pakete ku min i seancave te jete 6 (per rezultate te qendrueshme ne kohe) por efektet e saj shihen menjehere pas trajtimit.

Trajtim specifik fytyre

Ky trajtim perfshin disa hapa te cilat kane per qellim heqjen e qelizave te vdekura, pastrimin e lëkurës dhe te poreve ( nese ka) , permiresimin e tekstures ,rigjenerimin qelizor dhe ne pamje me te shendetshme ne pergjithesi.

Skin test – konsulta

Konsulta profesionale eshte hapi i pare dhe me i rendesishem i çdo trajtimi ne Talise. Konsulta na lejon te evidentojme problematikat e lekures per te ofruar nje protokoll qe i përshtatet nevojave te lekures tuaj.