Epilim me lazer

Laser Soprano Titanium

 

 Soprano Titanium është teknologjia më e fundit e lazerit për vitin 2019, i cila vjen për herë të parë në Shqipëri vetëm në Talíse Beauty and SPA. Kjo pajisje bën të mundur heqjen e përhershme të qimeve dhe ju dhuron një lëkurë perfekte ashtu sic ju e keni ëndërruar.

 

Soprano Titanium është më i sigurt dhe më i efektshëm për epilim, pasi synon vetëm qimet dhe kjo bën të mundur parandalimin e dëmtimit të indeve përreth duke përfituar kështu një lëkurë të butë dhe të lëmuar.
Kjo paisje vjen me tre gjatësi vale të ndryshme të cilat mbulojnë dyfishin e sipërfaqes së lëkurës. Falë teknologjisë së saj,  zvogëlohet koha e trajtimit me 40-50% si dhe i përshtatet të gjitha strukturave të lëkurës (të thatë, te yndyshme, të ndjeshme) dhe tonit të lëkures.

Edhe nëse sapo jeni kthyer të rrezatuar nga pushimet, ju mund të kryeni një seancë epilimi me Soprano Titanium pa asnjë problem, sepse rreziku nga kjo paisje është jashtëzakonisht shumë i ulët. Paisja vjen gjithashtu me ICE PLUS, një teknologji ftohëse që mund të ndihmojë në ruajtjen e temperaturës normale të lëkurës gjatë gjithë trajtimit. Kjo teknikë bën të mundur që pacientët të mos përjetojnë asnjë dhimbje dhe të kenë një trajtim komod, të shpejtë dhe shumë efikas.

Benefitet e Lazerit

Redukton në mënyrë të menjëhershme qimen

Nuk shkakton dhimbje

Nuk ka efekte anësore

Proces më i shpejtë

Realizohet në çdo stinë

Përshtatet me të gjitha tonet e lëkurës