Masazhe
Masazh Kurativ
Eshte nje kombinim teknikash i realizuar nga profesionistet e Talise. Ne përbërje te stafit te Talise ka profesioniste masazhi dhe fizioterapiste te cilet kane kombinuar teknikat per te sjelle tek ju nje masazh me fuqi relaksuese, clirues nga dhimbjet, që permireson posturen e marre nga perditshmeria dhe puna.
Masazhi Pinda Swenda
Masazhet qe vijne nga lindja, kane nje filozofi mendimi dhe veprimi shume ndryshe nga ne perendimoret. Ne problemin e trajtojme vetem ne momentin qe shfaqen simptomat dhe per me teper perqendrohemi ne zgjidhjen e tij. Pinda sweda eshte masazh ayurvedik shume i vjeter, i kaluar brez pas brez si nje forme perkujdesjeje ndaj vetes .
Manovrat e kryera gjate masazhit qetesojne dhimbjet dhe sigurojne levizshmeri me te mire te nyjeve, ndihmojne ne menaxhimin e stresit, pagjumesise, tretjes, këmbëve te fryra, kontraktimeve muskulare etj.
Masazh me Qirinj
Eshte masazhi relaksues me I kerkuar pasi kombinon fuqine e ngrohtesise , manovrave relaksuese dhe aromaterapine ne nje trajtim te vetem. Ky masazh ju con ne nje bote tjeter , stimulon shqisat dhe mendjen, cliron trupin nga kontraktimi dhe do jete nje “udhetim” i paimagjinueshem. Qirinjte qe ne perdorim jane biologjik dhe te nje cilësie superiore me aroma fantastike qe do te zbusin lekuren dhe clirojne mendjen.
Masazh Suedez
Eshte trajtim qe prek thuajse cdo aspekt problematik te njeriut me perditshmerine. Ndihmon ne menaxhimin e dhimbjes , uljen e niveleve te stresit dhe rritjen e relaksimit, rrit fleksibilitetin dhe range-in e levizjeve te sistemit skeletrik, rrit energjine, permireson posturen, ndihmon ne clirimin e endorfinave qe na bejne te ndjehemi automatikisht me mire.
Masazh Relaks
Masazhi relaksues është një masazh i qetë, i butë dhe i rrjedhshëm që promovon relaksim të përgjithshëm, lehtëson tensionin muskulor dhe përmirëson qarkullimin dhe gamën e lëvizjeve.
Masazh Anticelulit
Eshte nder masazhet me te perfomuara ne bote per efektin qe ka ne permiresimin e siluetes dhe rimodelimin e trupit. Hyn tek masazhet e filozofise perendimore e cila e sheh si trajtim primar ne permiresimin e celulitit , qarkullimit te gjakut dhe sistemit limfatik.