Pinda Sweda është një teknikë masazhi e cila realizohet nga ndërthurja e vajrave të ngrohtë dhe bimëve medicinale . Vajrat dhe bimët medicinale përgatiten nga kombinime të ndryshme të bëra në varësi preferencave të klientit, si dhe gjendjes së tij shëndetësore. Benefitet e masazhit Pinda Sweda janë të shumta, ku kryesoret janë:
• Lehtëson qarkullimin e gjakut.
• Relakson muskujt e kontraktuar.
• Punon si mini detox duke pastruar metabolizmin nga toksinat.
• Redukton stresin.
• Nxit gjumë të mire.
• Sjell një ndjesi të plotë relaksi në trup dhe në mendje.
Gjithashtu përdorimi i kësaj teknike rekomandohet së tepërmi për ata persona që shfaqin probleme me artritin, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, shpatulla të ngrira, dhimbje në qafë dhe ngurtësi, dhimbje shpine, diabet dhe lodhje. Individët që kanë përdorur të paktën një herë masazhin Pinda Sweda e konsiderojnë atë një mjet shumë efektiv për rifitimin e energjisë,eleminimin e stresit dhe lehtësimin e dhimbjeve muskulare.