Soprano Titanium është lazeri më i avancuar për heqjen e qimeve në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e errët ose të nxirë. Doreza inovative e ftohjes qetëson lëkuren, ndërkohë që rrëshqet përgjatë  saj, duke bërë që pacientët  të shijojnë një përvojë plotësisht pa dhimbje dhe komode gjatë gjithë seancës së tyre.
Soprano Titanium kombinon tre gjatësitë e valëve më efektive të lazerit në një aplikues të vetëm, duke synuar njëkohësisht thellësi të ndryshme të indeve dhe struktura anatomike brenda gjëndrës së qimeve.

Si funksionon?
Shkëndija të lehta të dritës depërtojnë në rrënjën e qimeve nënlëkurë duke ngritur gradualisht temperaturën në rrënjë. Drita përqendrohet në melaninën në boshtin e qimeve,rrezet e lazerit absorbohen dhe konvertohen në nxehtësi. Kështu duke bërë ngrohjen e gjëndrës dhe paaftësinë e mekanizmit të rritjes. Lazeri është në gjendje të godasë qimet vetëm në fazën e rritjes së anogjenit dhe vetëm 10 – 20% e flokëve tanë janë në anogjen në të njëjtën kohë, kjo do të thotë që kërkohen disa trajtime.

Sa seanca do të më duhen?
Në varësi të lëkurës dhe llojit të qimeve të pacientit, rezultatet zakonisht shihen pas 6 deri në 8 seanca trajtimi. Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në numrin e seancave që do t’ju duhen, por përgjithësisht, pas çdo seance, do të vini re një ulje të përhershme të numrit të qimeve në zonën e trajtuar. Zakonisht, kërkohen 6-8 seanca për të zvogëluar përgjithmonë numrin e qimeve me më shumë se 85%, gjashtë muaj pas trajtimit të fundit.

A është e dhimbshme?
Duke përdorur teknologjinë unike, IN-Motion dhe një majë të patentuar ICE plus safir, sipërfaqja e lëkurës suaj mbetet e freskët dhe e rehatshme. Lazeri është në lëvizje të vazhdueshme duke bërë të mundur që një zonë shumë më e gjerë të trajtohet më shpejt dhe më lehtë se kurrë më parë. Duke përdorur një teknikë gjithëpërfshirëse, lazeri Soprano Titanium është pa dhimbje, zvogëlon kohën e procedurës, minimizon diskomfortin dhe eliminon zonat e paprekura, që shpeshherë anashkalohen me llojet e tjera të lazerit.