Pyetje të shpeshta
Çfarë teknologjie përdorni për epilim me lazer?
Ne përdorim Lazerin Soprano Ttitaniun, një risi në fushën e teknologjisë që kombinon në mënyrë perfekte funksionalitetin dhe komoditetin që do të thotë falë tij zhdukim qimet e padëshiruara por edhe nuk ju shkaktojmë dhimbje.
Aktualisht kemi dhe një ofertë, epilim full body vetëm për 200 Euro dhe në rast se zgjidhni të parapaguani 6 seanca e përfitoni me 160 Euro.
Po në qime të verdhë a funksionon lazeri?
Pa diskutim lazeri është më efikas në qime të zezë por ndryshe nga lazerët e tjerë, lazeri ynë arrin të dedektojë qimen në tre gjatësi vale gjë që e diferencon dhe e bën efikas edhe në qime në ngjyrë më të zbehtë.
Për të përcaktuar llojin e qimes do ju ftonim një takim nga afër edhe me doktoreshën tonë për të dhënë një mendim më të saktë dhe për ta vlerësuar nga afër situatën.
Për të përcaktuar llojin e qimes do ju ftonim një takim nga afër edhe me doktoreshën tonë për të dhënë një mendim më të saktë dhe për ta vlerësuar nga afër situatën.
Sa seanca lazeri mendoni se më nevojiten?
Kjo realisht nuk është një pyetje që mund t’i përgjigjemi pa kryer një konsultë me doktoreshën pasi në seancat që do duhet të kryeni ndikojnë një seri faktorësh si:
– Dendësia e qimeve
– Lloji i lëkurës
– Zona e trajtimit
Pasi të bëjmë në ambientet e Talise edhe konsultën me doktoreshën atëherë së bashku do mund të përcaktoni edhe kohëzgjatjen e seancave.
Ju ftojmë në ambientet tona për një përgjigje më specifike në varësi të situatës suaj.

A ka efekte anësore?
Përpara takimit tuaj të parë për depilimin me lazer, është e rëndësishme të pyesni për çdo gjë që mund të keni me pikëpyetje dhe do të donit një përgjigje më të qartë. Gjatë konsultës ju do të keni mundësi të bashkëbisedoni me tekniken e lazerit për t’i dhënë përgjigje çdo pyetje që do të keni. Është normale të presësh skuqje dhe kruajtje të paktën 48 orë pas trajtimit, por hap pas hapi do të jeni në kontakt edhe me ne për ta bërë sa më të lehtë dhe normale çdo seancë.
E kam shumë leshatore fytyrën? Sa seanca lazeri më nevojiten?
Në lidhje me problemin që ju parashtroni do të nevojiten 8 – 12 seanca por kjo mund të përcaktohet saktë vetëm pas një konsulte me doktoreshën. Distanca midis seancave duhet të jetë 4 deri 6 javë. Në qoftë se nuk ka dalë qimja akoma mund të shkojmë dhe 8 javë.
Por duke qenë se fytyra është shumë delikate dhe ka nevojë për konsultë specifike ju mirëpresim në Talise dhe diskutojmë më konkretisht trajtimin tuaj me lazer.
Por duke qenë se fytyra është shumë delikate dhe ka nevojë për konsultë specifike ju mirëpresim në Talise dhe diskutojmë më konkretisht trajtimin tuaj me lazer.
A mund të bëj lazer pas lindjes?
Gratë pas lindjes kur janë në gjidhënie trajtimi mund të bëhet vetëm në rastet kur ka kaluar 1 vit nga lindja . Për arsyen se mund të ndryshojë aroma e trupit të nënës dhe fëmija i bie që të lërë gjirin.
Vuaj nga sëmundjet kronike, a mund të bëj lazer?
Në rastet kur një pacient vuan nga sëmundjet kronike si: dermatit, talasemi, anemi e theksuar, psoriaza,veshkat tiroidet dhe sëmundjet e zemrës janë të pa trajtueshëm me lazer.
Nëse interesoheni për shërbime në zonën e SPA, Parukierisë apo trajtimeve të ndryshme të fytyrës mos hezitoni të na shkruani.
Nëse interesoheni për shërbime në zonën e SPA, Parukierisë apo trajtimeve të ndryshme të fytyrës mos hezitoni të na shkruani.
Në cilat raste rekomandohet dhoma e kripës?
Dhoma e kripës rekomandohet për të gjithë pasi mund të kalojnë momente fantastike meditimi dhe relaksi por specifikisht persona të cilët vuajnë nga asma, alergjitë, probleme të ndryshme me bronkitet kanë pasur rezultate fantastike pas përdorimit për një periudhë të shkurtër të dhomës së kripës. Të njëjtin rezultat kanë pasur dhe personat që vuajnë nga ekzema, akne apo psioriasis.
Kam akne në lëkurë, a bëni trajtim për aknet?
Po, në Talise ofrojmë edhe trajtim për aknet me mjeke specialist duke i dhënë lëkurës suaj kujdesin maksimal dhe duke ju sugjeruar trajtimin e duhur por edhe duke parë gjithë specifikat e lëkurës suaj.
Përpara se të përcaktojmë trajtimin nevojitet një konsultë me mjeken dhe më pas përcaktojmë atë çka i nevojitet lëkurës suaj për të trajtuar problematikën përkatëse.
Përpara se të përcaktojmë trajtimin nevojitet një konsultë me mjeken dhe më pas përcaktojmë atë çka i nevojitet lëkurës suaj për të trajtuar problematikën përkatëse.
A realizoni Skin Test?
Po, pranë Talise ju keni mundësinë të bëni një analizë të plotë të fytyrës falë ‘’Skin Analyzer’’, që përcakton në mënyrë direkte tipologjinë e lëkurës suaj dhe identifikon problematika që lidhen me hiperpigmentimin, hidratimin, pikat e zeza apo dhe teksturën.
Pas përfundimit të Skin Test ju do të njihni më mirë lëkurën tuaj dhe do mund të zgjidhni edhe produktet që përshtaten më mirë për secilën problematikë në varësi edhe të konsultës me doktoreshën tonë.

Çfarë përfitimesh sjell P.R.P?
Nëse jeni duke konsideruar të kryeni P.R.P, falë gjithë përfitimeve që ky trajtim sjell në organizëm padyshim që është zgjedhja ideale.
Trajtimi PRP (plazma e pasur me trombocite) është mënyra më natyrale për t’i rikthyer freskinë pamjes tuaj. Gjithçka sajë aplikimit të produkteve natyrale të prodhuara nga organizmi ynë për të:
• Tonifikuar lëkurën
• Përmirësuar pigmentimin e lëkurës
• Rikthyer volumin e humbur
• Sheshuar rrudhat poshtë syve
• Eleminuar rrathët e zinj të syve
• Eleminuar shenjat e akneve
• Trajtuar poret e zgjeruara
Ju ftojmë në Talise për një konsultë edhe me doktoreshën për sqarime më të detajuara.

Si ndihmon terapia PRP në trajtimin e rënies së flokëve?
Ndryshimet e vazhdueshme sezonale ndikojnë shumë edhe në shëndetin e flokëve tanë. Aq më tepër në dimër kur me rënien e temperaturave edhe kujdesi ndaj tyre bëhet më i vështirë.
Në TALISE BEAUTY & SPA ju ofrojmë trajtimin ndër më efikasët për rënien e flokëve, atë me PRP.
PRP konsiston në injektimin në skalpin e kokës, të përbërjes së përftuar nga gjaku i vetë personit që kryen trajtimin, përbërje e cila depërton në folikulën e qimes duke stimuluar në këtë mënyrë rritjen e flokëve të rinj në mënyrë natyrale.

A përdoret mezoterapia për zonën e qafës?
Po patjetër që mezoterapia përdoret edhe për zonën e dekoltesë dhe qafës ashtu edhe për fytyrën ku falë injeksioneve të vitaminave, enzimave, faktor rritje dhe ekstrakteve bimore e acidit hilauronik ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës, dhe ju ndihmonë të keni një lëkurë të freskët e plot jetë në zonat ku injektohet.
Po mendoj që t’i bëj një dhuratë dikujt tjetër dhe jam duke parë çfarë ofroni?
Në fakt ne kemi disa paketa që ndërthurin disa shërbime që e japin të plotë eksperiencën e relaksit dhe mirëqenies.
Ne po ju bëjmë sugjerimet tona por nëse ju keni një buxhet tjetër na e thoni dhe ne përgatisim një propozim specifik.
Ndërkohë aktualisht kemi këto paketa:
1. Healing Day 43 Euro
2. Pumpkin Season 67 Euro
3. Autumn Detox 89 Euro
Nëse personi që dëshironi t’i bëni dhuratat ka ndonjë shërbim të preferuar ne e përshtasim edhe në varësi të vlerës që doni të shpenzoni.

Në cilat raste e sugjeroni Peeling Kimik?
Peeling kimik është një procedurë jo invasive, e cila në vetvete përfshin një sërë metodash të cilat përdoren për të trajtuar rrudhat dhe “imperfeksionet” e lëkurës.
Ky trajtim konsiston në aplikimin në lëkurë të një lënde kimike që synon eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke stimuluar kështu ripërtëritjen e qelizave të reja. Në këtë mënyrë, lëkura arrin të hidratohet lehtësisht, të duket më rinore dhe të ndihet e butë.
Peeling kimik mund të aplikohet në fytyrë, qafë ose duar dhe përmirëson:
• Pigmentimet e ndryshme të lëkurës
• Rrudhat e shkaktuara nga dielli si dhe rrudhat e mimikës
• “Papastërtitë” e lëkurës & poret e zgjeruara
• Disa lloje aknesh
• Hyperkeratosis
• Shenjat nga aknet dhe shenjat e lehta në lëkurë.
Për të folur më gjatë dhe për një kosnultë me mjeken specialiste ju mirëpresim në Talise.