Dhoma e Kripës
Haloterapia
Haloterapia është terapia e cila bëhët përmes një dhome të mbushur me kripë natyrale duke u kthyer në një imitim të atmosferës së shpellave me kripë të krijuara nga vetë natyra. Kjo terapi bën të mundur prodhimin e joneve negative të cilat bëjnë të mundur uljen e stresit, lodhjes dhe dhimbjes së kokës. Grimcat e kripës kanë veti anti infamatore dhe baktervrasëse. Haloterapia bën të mundur uljen e inflamacionit në të gjithë traktin respirator, zgjeron rrugët e frymëmarrjes, eleminon mukusin dhe përmirëson sistemin imunitar.Mikro grimcat e kripës ndikojnë gjithashtu edhe në shtresën e mbrojtjes së lëkurës duke i dhuruar asaj efekte qetësuse, pasi kripa bën të mundur normalizimin e PH dhe nxitjen e proceseve rigjeneruese dhe shëruese të lëkurës.
Benefitet e Dhomës së Kripës
Ka efekte të dobishme për astmën, bronkitin dhe sinozitin
Nxit sistemin imunitar
Ka efekt për sëmundjet pulmonare kronike dhe për sëmundjet kronike të frymëmarrjes.
Ka efekt tek alergjitë