Sauna

Nderkohe qe ne bote perhapej kultura romaket e banjove te avullit , ne vendet e nordike nis perdorimi I saunes. Sauna eshte pjese e rendesishme e shume trajtimeve ne Talise pasi vetite e saj përfshijnë pervec detoksifikimit te trupit dhe rritjen e qarkullimit te gjakut, ndihmojne humbjen ne peshe, ndihmojne largimin e yndyres nga qelizat dhjamore, ndihmon ne menaxhimin e stresit dhe ankthit, permiresimin e tekstures se lekures, rikuperimin muskular etj.

Dhomë Avulli

Uji ne cdo forme fizike te tij sjell benefite te paimagjinueshme per shendetin. Keto fuqi te ujit jane shfrytezuar prej kohesh qe nga romaket e deri tek vendet e lindjes ne forma te ndryshme. Ishin pikerisht romaket qe kuptuan te paret rendesine e banjove te avullit , aq sa u be kulture e te gjithe popullit frekuentimi I tyre. Avulli I ngrohte ben trupin te detoksifikohet nepermjet djersitjes, rrit imunitetin, pastron mushkerite dhe ndihmon ne zbutjen e lekures , relaksimin muskular etj.

Jacuzzi & Relax Area

Hapesira e dedikuar qetesise dhe relaksimit eshte nje nder etapat me te rendesishme te frekuentimit te spa-ve. Talise ka bere te mundur ndërthurjen e modernes dhe natyrales duke sjelle prane jush jo vetem cilesine por edhe ndjesine e nje pushimi ekzotik. Nderkohe qe ju relaksoheni ne ujerat e Jacuzzi, benefitet e te cilit perfshijne permiresimin e gjumit, uljen e tensionit, relaksimin e muskujve (sidomos pas nje stervitjeje intenisive) , stafi do te kujdeset per mbarëvajtjen e te gjithe rrugetimit tuaj ne ambjentet e spa. 

Dush Emocional

Nga vete emri kuptojme rendesine e emocioneve tona dhe impaktin e tyre ne shendetin tone fizik dhe mendor. Dushi emocional kombinon kromoterapine (terapia e ngjyrave) , aromaterapine dhe fuqine e ujit per te relaksuar trupin dhe larguar stresin. Ka fuqine te transformojë emocionet negative si ankthi, shqetësimi, stresi, lodhja fizike dhe mendore ne qetesi dhe kthjellesi mendore, pra ne nje mireqenie te pergjithshme.