SPA
- Sauna
- Banjo Avulli
- Dush Emocional
- Jacuzzi

Në një ambient me një design modern, Sauna në Talíse Beauty and SPA do t'ju dhurojë një efekt qetësues përmes vajrave esencial. Nxehtësia e lehtë që do të depërtojë në lëkurë duke ju çlodhur trupin dhe mendjen tuaj. Përmes një procesi të butë djersitje, Sauna krijon një atmosferë relaksi dhe mundëson rritjen e qarkullimit e gjakut. Ky trajtim është i shkëlqyeshëm për artritin, dhimbjen e muskujve, dhimbjet e kyçeve, plagët e lëkurës, infeksioneve të veshit, stresin kronik dhe detoksifikimin e trupit në përgjithësi.

Banjo Avulli është trajtimi i duhur për cilindo që ka si synim përmirësimin e shëndetit të tij përmes terapive natyrale. Banja me avull është një nga ritualet më të lashta relaksuese dhe purifikuese, e cila bën të mundur uljen e tensionit të muskujve, përmirësimin e gjumit, gjallërimin e lëkurës, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, të metabolizmit të trupit si dhe pastron thellë lëkurën.

Dushi emocional bazohet në alternimin e ujit të nxehtë dhe të ftohtë i cili del nga lartë me intensitet të diferencuar deri në efektin e mjegullimit. Atë që e bën më të veçantë këtë shërbim janë llambat me ngjyra dhe shpërndarësit e aromave që krijojnë një atmosferë të veçantë dhe shumë relaksuese. Ky trajtim ul stresin, redukton toksinat e trupit, përmirëson performancën kardiovaskulare, ndihmon në rikuperimin fizik, relakson muskujt dhe pastron lëkurën.

Të gjithë e dimë se sa relaksuese është të zhytemi nën ujrat e një vaske të nxehtë pas një dite tepër të lodhshme dhe stresuese. Disa momente në Jaccuzi ju do t’ju vijë në ndihmë duke ju ulur presionin e gjakut, reduktuar toksinat e trupit dhe minimizuar dhimbjet e artritit,. Gjithashtu ju ndihmon të keni një gjumë më të thellë, ul nivelin e stresit, por mbi të gjitha ju ndihmon edhe në rënien në peshë.
