Trajtim Fytyre
- Pastrimi i thellë fytyre
- Trajtim Specifik me Aparature
- Trajtim fytyre Anti-Age
- Radiofrekuencë
- Microdermabrasion
- PRP
- HIFU

Pastrimi i thellë fytyre është ndër trajtimet më të rëndësishme në aspektin e kurimit tuaj estetik. Kjo sepse përmes një pastrimi të thellë ju do të mirëmbani shëndetin e lëkurës suaj, do t’i mundësoni kryerjen e funksioneve normale të qelizave të lëkurës si dhe i dhuroni një ndriçim freskie. Këto rezultate arrihen duke pastruar lëkurën nga yndyra dhe papastërtitë që gjenden në të.

Pastrim i thellë i fytyrës me aparatura mundëson pastrimin e thellë të fytyrës, zvogëlimin e poreve dhe një pamje të re të lëkurës tuaj. Përmes këtij pastrimi ju do të rrisni prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe rivendosjen e fortësisë dhe elasticitetit së lëkurës suaj.

Trajtim fytyre Anti-Age vlen për të gjithë ato zonja të cilat dëshirojnë të ndihen gjithmonë të reja dhe mosha të jetë thjesht një shifër. Përmes këtij trajtimi dhe produkteve profesionale të përdorura në qendrën tone, lëkura juaj do të rigjenerohet dhe ju do të përfitoni një lëkurë të freskët, plot ndriçim dhe me reduktim të theksuar të rrudhave tuaja.

Radiofrekuenca është trajtimi kundër rrudhave dhe plakjes së fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Kjo teknikë estetike përdor energjinë e frekuencës radio (RF) për të ngrohur lëkurën me qëllim të stimulimit të prodhimit të kolagjenit, elastinës dhe acidit hialuronik duke ju mundësuar një lëkurë të re dhe perfekte

Microdermabrasion është një trajtim I thjeshtë, pa dhimbje dhe me një proces të shpejtë rikuperimi. Ky trajtim ju ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës duke reduktuar rrudhat fine në fytyrën tuaj, ndihmon në përmirësimin e njollave sipërfaqësore të cilat janë shkaktuar nga aknet si dhe përmirëson dëmtimet e lëkurës nga dielli.

Trajtimi PRP (plazma e pasur me trombocite) është një nga trajtimet më natyrale që një femër të mund të ketë një fytyrë të freskët. Përmes këtij trajtimi ju përmirësoni pigmentin e lëkurës, hiqni rrudhat poshtë syve, trajtoni poret e zgjeruara, eleminoni rrathët e zinj dhe mbi të gjitha mund të tonifikoni lëkurën tuaj.

HIFU (Hight Intensity Focused Ultrasound) është një trajtim i cili bën të mundur reduktimin e rrudhave të ballit, poshtë syve, faqeve, mjekrës dhe qafës. Gjithashtu ky trajtim tonifikon lëkurën, rrit elasticitetin dhe ndihmon në teksturën e saj
Trajtim Fytyre
SKIN SPIRIT
Ultrasound Therapy
Refreshing Mask
Led Light Therapy
Lifting Massage
YOUR BEST SKIN
Mandelic Peel
Iontophoresis Treatment
Refreshing Mask
Led Light Therapy
Lifting Massage