Trajtimi i trupit
Mesoterapi Trupi
Mesoterapia e aplikuar ne zona te ndryshme te trupit e kombinuar me aparatura dhe protokolle serioze pune jep rezultate mahnitese ne zona ku celuliti ose dhjami jane te pa menaxhueshem. Me ane te mikroinjeksioneve depertohen ,ne zonen e trajtimit ,principe aktive ne perputhshmeri me anamnezen e bere nga mjeku, per te pershpejtuar proceset metabolike dhe per te arritur format e deshiruara ne menyre me efikase dhe me te shpejt
Radiofrekuencë
Trajtimi me radiofrekuence per trupin ka per qellim te ndihmoje lekuren te pershtatet me ndryshimet ne masen trupore. Radiofrekuenca ben lekuren me te tonifikuar , te terhequr pasi stimulon strukturat qe jane pergjegjese per rigjenerim si kolagjeni dhe elastine. E integruar ne pakete ku humbja ne centimetra eshte e madhe , na ndihmon mos te kemi fenomenin e lekures se varur , tipike kjo per personat qe humbin peshe shpejte ne menyre te pashendetshme dhe te crregullt.
Valë akustike
Trajtimi me vale akustike eshte specifik per celulitin. Valet e goditjes detyrojne qelizat dhjamore te lëshojnë yndyren ne qarkullim ne menyre qe trupi ta eliminoje me shpejte kete te fundit. Per rezultate te rendesishme keshillohen te pakte 6-10 seanca ne nje protokoll pune te detajuar per ju sipas anamnezes te bere nga eksperti.
Elektrostimulimi
Quhet ndryshe dhe palestra pasive. Elektrostimulimi eshte terapi e njohur ne fushen e fizioterapise , por ne estetike kryesisht gjejne vend ne trajtimet tonifikuese dhe rimodeluese. Aparatura ben kontraktimin e muskujve duke I detyruar te punojne njesoj sikur jane ne palester duke bere ushtrimet perkatese. Integrimi I kesaj terapie ne protokollet rimodeluese sjell benefite te medha dhe te zgjatura ne kohe.
Presoterapi
Trajtimi ne fjale konsiston ne perdorimin e nje aparature e cila ben clirimin e trupit nga lengjet e teperta dhe toksinat, permiresimin e qarkullimit limfatik dhe venoz, permiresimin e celulitit dhe funksionon si terapi komplementare per nje sere patologjish si edema, limfedema, etj
Baltë + Termokopert
Trajtimi me balten e Detit te Vdekur prej lashtesise njihet per efektet dermopurifikuese dhe detoksifikuese. Kjo terapi perfshin jo vetem trajtimin me balte por edhe mbeshtjelljen me mbulesen termike e cila rrit temperaturen dhe ndihmon ne detoksifikimin e indeve dhe largimin e lengjeve te tepërta. Kryesisht e keshillojme te behet ne forme pakete te personalizuar per rezultate afatgjata dhe te qendrueshme.
Skrub Trupi
Eshte proçesi i eksfoljimit mekanik nepermjet perdorimit te nje produkti specifik. Produkti I ketij trajtimi eshte I perbere nga nje pjese kryesisht vajore me principe aktive zbutese dhe ushqyese dhe kokrriza natyrale te cilat sherbejne per te larghar qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Trajtimi perfundon me aplikimin e nje produkti hidratues nepermjet manovrave relaksuese te masazhit.
Spray Tan
Te pasurit nje ngjyre te bukur gjate gjithe vitit pa demtuar lekuren tashme eshte e mundur. Spray tan profesional pa kimikate dhe pa qene nevoja te ekspozoheni ndaj rrezeve aq te dëmshme te solareve , do ju mundesoje nje lekure te shendetshme, te hidratuar dhe plot shkelqim dhe mbi te gjitha me ngjyren qe doni ju. Do te jete sikur pushimet nuk kane mbaruar asnjëherë.